Home ShowBiz ‘Nuk kam qenë e dashuruar kurrë’, Tayna flet hapur për jetën sentimentale
‘Nuk kam qenë e dashuruar kurrë’, Tayna flet hapur për jetën sentimentale
0

‘Nuk kam qenë e dashuruar kurrë’, Tayna flet hapur për jetën sentimentale

0
0

Tayna është një emër i spikatur për muzikën në vendin tonë. Këngëtaren shpesh e shikojmë në fokusin e titujve rozë për jetën personale dhe atë profesionale.

Tayna ka qenë e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ku ka zbuluar disa të pathëna nga jeta private.

Tayna është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë e dashuruar.

Sipas Taynas, ajo nuk është e gatshme të investojë kohë dhe mund në një marrëdhënie që nuk i sjell ndonjë vlerë apo përfitim.

“Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tëndë, kohën tënde.

Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep dicka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ZbUIm_CGyg4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDCUHvrtxSK/?img_index=1

tags: