Home ShowBiz Aktorja Zamira Kita zbulon detaje nga raporti i Luizit dhe Oltës në prapaskenat e xhirimeve
Aktorja Zamira Kita zbulon detaje nga raporti i Luizit dhe Oltës në prapaskenat e xhirimeve
0

Aktorja Zamira Kita zbulon detaje nga raporti i Luizit dhe Oltës në prapaskenat e xhirimeve

0
0

Aktorja Zamira Kita ka qenë e ftuar në emisionin e Ester Bylykut. Aktorja në prag të ndërrimit të viteve ka folur për ecurinë e tij ku e ka cilësuar si vit të lodhshëm por shumë të bukur në tërësi.

Sigurisht nuk kanë munguar dhe pyetjet rreth bashkëpuntorve të saj dhe ndër ta kanë qenë së bashku në një film Luizi dhe Olta. Zamira zbuloi nëse dyshja kanë folur në prapaskenë dhe se si ka qenë raporti i Oltës me Luizin menjëherë pas përfundimit të Big Brother Vip.

Shpesh është folur lart e poshtë se Luizi dhe Olta nuk kanë komunikuar por aktorja ka zbuluar se si ka qëndruar e vërteta.

Kanë komunikuar larg e larg. Nuk është se kanë patur një miqësi të afërt e të rrinin siç rrinim ne bashkë. Por jo, kanë komunikuar, nuk mund të thuhet që jo fare. Kanë komunikuar për hir të rolit, të punës, kanë bërë disa dubla. Patjetër që janë marr vesh. Edhe mosmarrëveshje kanë pasur por të gjithë I kemi në xhirime, është normale të ndodh. Aq më tepër që ata kishin dal të dy si dy figura shumë të mëdha, shumë popullore, shumë publike dhe normal që kishin pak këtë ‘kacafytjen’ mes njëri tjetrit. Por nuk është se kishin sherre.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=spHI7YZKHL4

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=spHI7YZKHL4

tags: