Enxhi Nasufi ka vendosur të flasë për një ceshtje shumë të rëndësishme. Enxhi ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet e saj sociale, për një temë ku na prek të gjithëve – te themi të vertetën, të mos heshtim.
Enxhi i bën kerkesë kolegeve të saj gazetar se duhet të jenë të vertetë “Ama të paktën respektoni pak veten dhe perfaqësoni pak denjësisht profesionin tuaj! Duhen të verteta, të verteta reale! Jo cdo gjë që hidhet përtypet dhe hahet! Kallaballeku gjë e madhe!“ shkruan Enxhi.
Më pas, ajo tregon dhe për sfidat që mbart të qënurit personazh publik “Po e vërtetë, kur je personazh publik, njerëzit duan të dinë më shumë e janë kurioz, sigurisht! E merr përsipër që do komentohesh, do shahesh, dashurohesh, baltosesh etj etj“.
Enxhi e mbyll duke shkruar se: “Më e rëndësishmja: Une them se asgjë dhe askush nuk ka fuqinë ta zhys dhe ta mbys dritën! E keqja bën zhurmë! Por e mira ecën me urtësi! Herët apo Vonë!”.
Enxhi nuk ka dashur të thotë se për kë ose për cfarë situate bëhet fjalë ky shkrim. Ndoshta ky shkrim ishte thjeshtë një reagim i Enxhit për situatat e shumta që po ndodhin Shqipëri.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/enxhinasufi/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C_0-PSXObRY/?img_index=1