Në natën e “Prime” deklarata e Arsidës se do të denonconte G Banin ishte surprizë për të gjithë. Arsida pati një përballje me G Banin ku i kërkoi që të tërhiqej nga gara ose ajo do të vazhdonte me rrugën ligjore për epitet fyese që G Bani ka përdorur kundrejt saj. Por në një deklaratë të fundit Arsida ka rrëfyer se ka hequr dorë nga denoncimi sepse G Bani i rrëfeu gjatë “Prime” se ai nuk kishte para që ta ndiqte çështjen.
“Për ta mbyllur këtë histori, normalisht nuk do proçedoj më tutje se kur tha G Bani që këto janë lekët e fundit që kam, gjithsesi sado inat të kesh prap më vjen keq dhe nuk do doja më as unë ta përkeqësoja gjëndjen e tij. Dua ta mbyll me kaq dhe jam e lumtur se hoqa nga krahët një peshë të rëndë që kisha, tani mund të them që e kam mbyllur Bigun tim dhe të vazhdoj më tutje.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DE_-HmaN0E_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DEs_oO3tA-Y/?img_index=1