Ledjona në daljen e fundit ka zbuluar më shumë rreth incidentit që pësoi gjatë xhirimeve. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ka të reja në aspektin sentimental ku ka konfirmuar se ka një mashkull në jetën e saj që e ka mbështetur në këto momente të vështira.
Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizoba se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve.
Po ashtu Ledjon konfirmoi për herë të parë se është në një romancë dashurie:
Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.
Linku:https://www.instagram.com/ledjona_xheladinaj/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ledjona_xheladinaj/