0
0
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ylli Baka, ka marrë vlerësimin “Silver Play Button” nga YouTube, një çmim që i jepet krijuesve të përmbajtjes që arrijnë mbi 100,000 ndjekës në platformë. Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit të tij ndaj muzikës popullore dhe mbështetjes së madhe nga publiku.
Kanali i Ylli Bakës në YouTube menaxhohet nga kompania “Acromax Media”, e cila merret me mbrojtjen dhe shpërndarjen e përmbajtjes digjitale. Me një repertor të pasur dhe një audiencë të madhe, artisti vijon të jetë një nga emrat më të pëlqyer të muzikës popullore shqiptare.
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: