
Silva Gunbardhi vjen me një tjetër hit, këtë herë në bashkëpunim me artistin e talentuar Petrit Vullkani. Kënga e re e titulluar “Tunde”, sjell ritme energjike dhe një atmosferë festive, perfekte për këdo që kërkon një këngë për të kërcyer. Vidioklipi i mbushur me ngjyra dhe skena dinamike, reflekton atmosferën pozitive të këngës, duke e bërë atë akoma më tërheqëse për publikun.
Në vetëm pak orë nga publikimi, “Tunde” ka marrë reagime pozitive dhe duket se po fiton terren në platforma muzikore. Me këtë projekt, Silva Gunbardhi dhe Petrit Vullkani tregojnë dhe njëherë talentin dhe aftësinë për të sjellë muzikë që mbetet gjatë në mëndjen e publikut. Ndiqeni këngën në Youtube dhe bëhuni gati për ta pasur në playlistën tuaj të preferuar!
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=s9zDhhaQQP8&t=2s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/silvagunbardhi/