
Dita e diel për territorin shqiptar do të sjelli rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës duke bërë që minimumet gjatë mëngjesit të jenë regjistruar deri në minus –5 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit janë luhatur nga 2 deri në 7 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket mesditës do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mesditës të luhaten nga 10 deri në 15 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike do të kemi intervale të gjata me kthjellime gjatë orëve të para të mëngjesit por mesditja dhe pasditja do të sjelli kalime të shpeshta të vransirave do të bëhen më të dukshme gjatë orëve të mbrëmjes por nuk do të sjell mundësira për rreshje.
Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 45 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor suke bërë që në det të hapur të kemi dallgëzim dy apo tre ball.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=jadmmU5LgP8
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/solitary-tree-in-expansive-uk-field-under-blue-sky-30826619/