
Puthja e Aldos dhe Gjestit me Laertin ka shkaktuar shumë reagime në rrjet dhe tek banorët. G bani duket se nuk e ka pritur aspak mirë një sjellje të tillë të tyren.
Në një postim në Instagram Story, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj normave dhe sjelljeve që, sipas tij, promovohen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke nënkuptuar puthjet që ndodhën mes Laertit, Aldos dhe Gjestit.
“Lyni buzët dhe sytë.
Vishuni me fustane.
Puthuni mes meshkujsh.
Pëlqeheni për Prime.
Shahuni dhe prekuni.
Fshihni ndjenjat për atë që pëlqeni me të vërtetë.
Bëhuni ushtarë dhe paterica.
Përdorni epitetë të llojit: manjak dhe përndjekës.
Ndërroni 4 pëlqime.
Shtypni ndjenja dhe njerëz.
Pastaj ejani të më quani fshatar dhe imoral”
Linku: https://www.instagram.com/g.bani_official/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/gbanik1ng/