Eliona Pitarka është përfshirë në një debat të ashpër publik me klinikën private që ajo vizitonte vajzat e saj. Klinika në fjalë ka akuzuar aktoren se ka përdorur emrin e doktorit për të shpërndarë dieta ushqimore për fëmijë. Doktori në fjalë Edi Tushe ka treguar se nuk i ka dhënë autorizim Elijonës që të përdorë emrin e tij për përfitimet e saj ekonomike, ai madje ka treguar se kjo ccështje me aktoren nuk mbaron këtu por do të shkojë deri në gjykatë.
Deklarata e doktorit: “Eliona Pitarka sapo konfirmoi vetë se nuk ka qenë dhe nuk është e autorizuar të përmendë emrin tim, në asnjë formë dhe në asnjë nënkuptim.
Megjithatë, dua ta bëj të qartë publikisht se këshillat e mia profesionale janë keqpërdorur edhe më parë prej saj, për qëllime rritjeje audience dhe përfitimi personal. Për këtë arsye, e kam paralajmëruar drejtpërdrejt që të mos e përsërisë, pasi një gjë e tillë dezinformon prindërit e rinj. Per mua, ajo eshte nje paciente e zakonshme si te gjithe pacientet e tjere.
Fakti është ky: Unë marr mesazhe dhe ankesa nga prindër që më shkruajnë për sqarime të mëtejshme, sepse dëgjojnë versione të shtrembëruara të këshillave që unë i kam dhënë në kontekst personal, për fëmijët e saj, dhe jo si rekomandime të përgjithshme për fëmijët e Shqipërisë.
Kjo është etikisht e gabuar dhe profesionalisht e papranueshme.
Në emër të përgjegjësisë publike dhe respektit për prindërit:
këshillat mjekësore nuk merren nga rrjetet sociale.
nuk transmetohen nga persona pa formim mjekësor,aq me pak nga aktore.
dhe nuk përdoren jashtë kontekstit për të krijuar ndjeshmëri apo “mëshirë” publike.
Do të ishte shumë më korrekte që çdo person të qëndrojë brenda profesionit të vet, dhe të mos marrë role që kërkojnë formim, përgjegjësi dhe licencë mjekësore.
Çdo përdorim i mëtejshëm i emrit tim, këshillave të mia apo nënkuptimeve të lidhura me to, pa autorizim të qartë, do të dokumentohet dhe do të pasohet nga hapa ligjorë.
Dr. Edi Tushe”

Reagimi i Elionës: “Si ka mundesi qe kur i beja tagg dhe reklame (pa interes dhe pagese) thjeshte me deshiren e mire meqe pyesnin mamat…i pelqenin reklamat dhe i ripostonin?!
Ju kerkoj ndjese per kete postim, nuk eshte absolutisht ne natyren time dhe eshte shume e rende, por jam e detyruar ta postoj per te ju treguar me cilin nivel me ra per pjese te merrem fatkeqesisht!
E kuptoni tani pse e kisha me dy mendje te reagoja? Si mundet une te merrem me nje mjeke’ qe flet dhe i kthehet komentuese me kete gjuhe a sidomos nga nje profil i nje klinike mjekesore?
Ky eshte postimi im i fundit per kete ceshtje.”



Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/elionapitarka/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DSZktMeCKf6/?hl=en&img_index=1