Home ShowBiz Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, “Motiv i Jetës Time” këndohet nga mijëra zemra shqip në skenën e legjendave
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, “Motiv i Jetës Time” këndohet nga mijëra zemra shqip në skenën e legjendave
0

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, “Motiv i Jetës Time” këndohet nga mijëra zemra shqip në skenën e legjendave

0
0

Alban Skënderaj e çoi “Motiv i Jetës Time” aty ku shumë artistë vetë ëndërrojnë, në zemër të Londrës. Pas netëve që lanë gjurmë në Tiranë, Milano dhe Prishtinë, mbrëmë ishte radha e kryeqytetit britanik të të përjetonte një koncert që tashmë i përket historisë së muzikës shqiptare.

 

Mijëra zemra të çuara peshën rrahën në ritmin e këngëve të Alban Skënderaj në Eventi Apollo një nga avenu-t më historike në botë ku kanë performuar emra legjendarë si, The Beatles, Queen, David Bowie, Prince, Madonna, Adele, Elton John e Coldplay.

 

Një sukses i arritur jo nga zhurma promocionale, por si pasojë e një e një besnikërie të ndërtuar ndër vite me publikun e tij edhe përtej kufijve.

 

Koncerti i Alban Skënderajt në Londër ishte më shume se një koncert. Ishte një moment identiteti, një ndjesi përkatësie dhe një dëshmi e fortë se muzika shqiptare di të gjejë vendin e saj  edhe në skenat më të mëdha të botës. Në Londër ‘Motivi i Jetës Time’ jo vetëm u kënduar nga mijëra zemra por – u jetua.

Burimi i artikullit:

https://www.instagram.com/p/DQj8MFwjbEm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C79LOf6tdAz/?img_index=10