Home ShowBiz Momente paniku në koncert: Shakira rrëzohet live në skenë, fansat mbeten pa fjalë
Momente paniku në koncert: Shakira rrëzohet live në skenë, fansat mbeten pa fjalë
0

Momente paniku në koncert: Shakira rrëzohet live në skenë, fansat mbeten pa fjalë

0
0

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka shkaktuar shqetësim te fansat pasi u rrëzua gjatë një performance live në San Salvador, kryeqytetin e El Salvadorit.

Inciddenti ka ndodhur ndersa artistja po performonte këngën e saj të njohur “Si Te Vas”. Teksa lëvizte me ritëm nëpër skenë, ajo duket se përdredhi kyçin e këmbës, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua papritur.

Shakira ra mbi bërryl dhe gjatë rënies rrëzoi edhe mbajtësen e mikrofonit, duke e bërë momentin edhe më dramatik për publikun e pranishëm.

Fansat reaguan menjëherë me shqetësim, duke shpërndarë video dhe mesazhe mbështetëse për këngëtaren. Megjithatë, pavarësisht incidentit, ajo arriti të vazhdojë performancën, duke treguar profesionalizëm dhe duke mos e ndërprerë koncertin.

Deri më tani nuk është raportuar për një dëmtim serioz, por momenti ka ngritur shqetësime për gjendjen e saj fizike, ndërsa ndjekësit presin një reagim zyrtar nga artistja ose ekipi i saj.

 

Burimi: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/shakira-suffers-injury-after-dramatic-36694990

Foto: Instagram