Fansat bëjnë “mrekullinë”: Brenda pak orësh mblidhen mbi 1 milion dollarë për familjen e aktorit të ndjerë
Një bum i jashtëzakonshme solidariteti ka përfshirë rrjetin, pasi fansat dhe kolegët janë mobilizuar për të ndihmuar familjen e aktorit të njohur James Van Der Beek. Vetëm pak orë pas hapjes së një fushate në GoFundMe, shuma e donacioneve ka kaluar shifrën e 1 milion dollarëve, duke thyer çdo pritshmëri.
Fushata u krijua nga miqtë e familjes për të mbështetur bashkëshorten e tij dhe gjashtë fëmijët, të cilët përballen me vështirësi financiare pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Fillimisht synimi ishte shumë më i ulët, por mbështetja e menjëhershme nga publiku bëri që fondi të rritej me ritme të shpejta.
Brenda më pak se 24 orëve, mijëra persona nga e gjithë bota kontribuan, duke e çuar totalin në mbi 1 milion dollarë dhe duke e tejkaluar ndjeshëm objektivin fillestar
Përveç fansave, në këtë nismë janë përfshirë edhe figura të njohura të industrisë së filmit dhe muzikës, të cilët kanë dhuruar shuma të konsiderueshme, duke treguar se ndikimi i aktorit ka qenë i madh jo vetëm në ekran, por edhe në jetën reale
Fondi synon të ndihmojë familjen me shpenzimet e përditshme, edukimin e fëmijëve dhe stabilitetin financiar, pasi trajtimet e gjata mjekësore kanë rënduar ndjeshëm situatën ekonomike.
Reagimi i publikut është parë si një shembull i rrallë i fuqisë së komunitetit online, ku në një kohë rekord arrihet të mblidhen shuma të mëdha për një kauzë humane.
Burimi: https://people.com/james-van-der-beek-gofundme-rasied-1-million-less-than-24-hours-11905270/
Foto:Freepik.com