Luiz Ejlli ka treguar një tjetër anë të tijën, këtë herë më personale dhe plot humor, gjatë një interviste në emisionin “Breaking” në Top News me moderatoren Fiori Dardha.
Fituesi i “Big Brother VIP Albania” u ndal te jeta familjare, duke folur për raportin me vjehrrën, rolin si bashkëshort dhe ndryshimet që ka sjellë fama në përditshmërinë e tij.
I pyetur për rolin e tij si dhëndër, Luizi nuk hezitoi të përgjigjej me batutën që mori menjëherë vëmendje:
“Nuk do ta doja për Lunën një dhëndër si vetja.
Ai e shpjegoi këtë me një dozë sinqeriteti, duke theksuar se askush nuk është perfekt dhe se çdo njeri ka të metat e veta, pavarësisht vlerësimit që mund të marrë nga të tjerët. Sipas tij, respekti nga familja është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk do të thotë se ai e sheh veten si model ideal.
Ndërkohë, Luizi u ndal edhe te roli si baba, duke rrëfyer se ardhja në jetë e vajzës së tij, Luna, e ka ndryshuar shumë. Ai tha se ndihet më i fortë dhe më i përgjegjshëm, pasi tashmë e di që ka dikë që e sheh si shembull.
“Qëkur jam bërë baba, jam bërë më trim. E di që Luna më sheh dhe duhet të jem i fortë,” u shpreh ai, duke shtuar me humor se gjithsesi ka ende një “pikë të dobët”: “Kur më merr Kiara në telefon, më kap një dridhur.”
Por përtej momenteve familjare, këngëtari foli hapur edhe për anën më të vështirë të famës. Sipas tij, jeta publike nuk është gjithmonë aq e lehtë sa duket, pasi çdo lëvizje komentohet dhe privatësia është gjithnjë e më e kufizuar.
“Ka momente kur them: isha mirë kur isha keq. Është shumë e lodhshme. Nuk mund të dalësh i qetë as për një kafe apo për të ngrënë diçka, sepse gjithmonë ka sy mbi ty,” tha ai.
Deklaratat e Luizit kanë ngjallur reagime në rrjet, ku fansat kanë vlerësuar sinqeritetin dhe humorin e tij, duke treguar edhe një herë pse ai mbetet një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.
Linku: https://www.instagram.com/itsluizejlli/
Foto: https://www.instagram.com/itsluizejlli/