Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Paraditja nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa në zonat bregdetare dhe të ulëta moti paraqitet më i qëndrueshëm.
Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, duke sjellë reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme, kryesisht në zonat veriore dhe lindore. Në zonat malore nuk përjashtohen reshje të pakta dëbore.
Era do të fryjë mesatare, herë pas here më e fortë në bregdet, me drejtim jugor-juglindor, duke bërë që deti të paraqitet me dallgëzim të moderuar.
Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 6 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijnë deri në 14-16 gradë Celsius.
Në përgjithësi, dita do të jetë me alternime dielli dhe reshjesh, ndaj rekomandohet të keni me vete një çadër.
Burimi; https://meteoalb.com/
Foto: Freepik.com