Home ShowBiz Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit? Detaje të reja për dasmën që pritet të jetë ngjarja më e madhe e vitit 2026
Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit? Detaje të reja për dasmën që pritet të jetë ngjarja më e madhe e vitit 2026
0

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit? Detaje të reja për dasmën që pritet të jetë ngjarja më e madhe e vitit 2026

0
0

Të gjithë fansat e Taylor Swift popresin me padurim dasmën madhështore që pritet të ndodh mes këngëtares së njohur Taylor Swift dhe Travis Kelce, Që prej njoftimit të fejesës së tyre në gusht 2025, çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg ekspozimit të tepërt, duke u shfaqur rrallë në publik dhe duke ndarë shumë pak detaje nga jeta private.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur spekulimet. Sipas burimeve pranë çiftit, data e përfolur për ceremoninë është 13 qershor 2026 – një zgjedhje që fansat e Taylor-it e kanë konsideruar menjëherë simbolike, pasi numri 13 ka qenë prej vitesh numri i saj me fat dhe një element i përsëritur në karrierën e saj.

Dy destinacione në lojë

Flitet se çifti po shqyrton dy vende kryesore për ceremoninë: Rhode Island dhe Tennessee. Rhode Island ka një domethënie të veçantë për Swift, e cila zotëron një pronë luksoze atje dhe ka organizuar disa nga festat e saj më ikonike verore në atë zonë. Nga ana tjetër, Tennessee përfaqëson rrënjët e saj muzikore dhe fillimet në Nashville.

Një nga skenarët më të përfolur është organizimi i një ceremonie intime në një ishull privat, për të garantuar privatësi maksimale dhe për të shmangur vëmendjen e paparacëve. Burime të afërta me çiftin sugjerojnë se ata duan një event elegant, por të përmbajtur, ku të ftuarit të jenë vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe miqtë më të afërt.

Lista e yjeve në dasmë

Nëse dasma realizohet sipas planeve të përfolura, ajo pritet të jetë një nga eventet më të ndjekura të vitit. Në krah të nuses, thuhet se do të jenë disa nga mikeshat më të afërta të Taylor-it: Selena Gomez, Gigi Hadid, Blake Lively, Sophie Turner dhe shoqja e saj e fëmijërisë Abigail Anderson. Të gjitha këto emra kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës së këngëtares ndër vite.

Nga ana e Travis Kelce, vëllai i tij Jason Kelce pritet të ketë rolin e shoqëruesit të dhëndrit. Edhe bashkëshortja e Jason-it, Kylie Kelce, mund të jetë pjesë aktive e ceremonisë, duke forcuar imazhin e një feste familjare, por me shkëlqim hollywoodian.

Të ftuar dhe “drama” e mundshme

Emra të tjerë të njohur tashmë përmenden si të ftuar të mundshëm. Kendall Jenner thuhet se do të jetë mes të pranishmëve, ndërsa për Kim Kardashian qarkullojnë zëra se mund të mos jetë në listën e të ftuarve, për të shmangur çdo tension të vjetër mediatik.

Këto detaje kanë ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat analizojnë çdo lëvizje të çiftit dhe përpiqen të zbulojnë sinjale të fshehura në postimet apo paraqitjet publike të Swift.

Një dasmë në stilin e Taylor-it?

Duke njohur natyrën artistike të Taylor Swift, shumë fansa presin që ceremonia të ketë elemente të personalizuara, ndoshta me referenca nga tekstet e saj, një performancë surprizë apo një listë këngësh e kuruar posaçërisht për atë natë.

Edhe pse as Taylor dhe as Travis nuk kanë konfirmuar zyrtarisht detajet, pritshmëritë janë të larta. Nëse zërat rezultojnë të vërtetë, 13 qershori 2026 mund të shënojë jo vetëm një kapitull të ri në jetën e çiftit, por edhe një nga dasmat më të bujshme të dekadës.

Burimi: https://www.herzindagi.com/celebrities/taylor-swift-and-travis-kelce-to-get-married-on-june-13-in-rhode-island-read-on-for-more-details-article-1056647

Foto: https://www.instagram.com/taylorswift