Home Aktualitet Vritet në Gjakovë xhaxhai i Elijona Binakaj
Vritet në Gjakovë xhaxhai i Elijona Binakaj
0

Vritet në Gjakovë xhaxhai i Elijona Binakaj

0
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Rasim Binakaj, 38 vjeç, xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Nga përplasja me armë zjarri janë plagosur dy persona, ndërsa Rasim Binakaj nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur në vendngjarje nga ekipi mjekësor.

Personi tjetër i plagosur është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor Nexhdet Zymberajn, pronarin e lokalit “My Place”, ku dyshohet se ka nisur konflikti që më pas përfundoi me të shtëna arme. Ai është shpallur në kërkim dhe autoritetet po vijojnë operacionin për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa Prokuroria e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vrasje e rëndë”.

Ngjarja ka tronditur familjen Binakaj, e cila edhe më herët ka përjetuar një tragjedi. Në vitin 2021, Elijona humbi nënën dhe motrën në një aksident të rëndë rrugor në Kroaci, një lajm që atëherë u bë publik pikërisht nga xhaxhai i saj, Rasim Binakaj.

Burimi: https://www.instagram.com/elijona/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/elijona/?hl=en