“Ferma VIP 3” ka nisur me dinamika të forta, ndërsa personazhet e përfshirë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut. E ftuar në “Living Day”, Dorina Mema ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për poeten Mimoza Ahmeti, duke zbuluar arsyet që, sipas saj, e shtynë të bëhet pjesë e këtij formati.
Mema u shpreh se vendimi i Ahmetit lidhet kryesisht me vështirësitë ekonomike. Sipas saj, vetë poetja ka qenë e hapur për situatën financiare dhe nevojën për mbështetje.
“Sa i përket Mozës, unë mendoj se ajo e ka marrë këtë nismë, në radhë të parë, për arsye ekonomike. Ajo është shumë e sinqertë brenda fermës dhe e ka shprehur vetë se ekonomia e saj është ‘poshtë’, kështu që i duhet ai suport ekonomik,” u shpreh Dorina Mema.
Ajo shtoi se, pavarësisht sfidave, Mimoza Ahmeti meriton të fitojë garën, duke theksuar përgjegjësitë që vijnë me moshën dhe jetën personale.
“Unë do të doja shumë që ajo ta fitonte sepse ka detyrime. Jeta ka detyrime dhe askush nuk të pyet se si je, njerëzit thjesht të gjykojnë. Sidomos për brezin tonë, pas moshës 40-vjeçare, përgjegjësitë fillojnë e të rëndojnë si një gur i madh,” tha ajo.
Dorina Mema u shpreh gjithashtu optimiste për rrugëtimin e Ahmetit në “Ferma VIP 3”, duke theksuar se mbështetja që ajo po merr nga publiku mund ta çojë deri në finale.
Burimi:https://www.instagram.com/dorinamema_official/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/dorinamema_official/?hl=en