Home ShowBiz Alban Skënderaj zbulon arsyen pse u rikthye tek “Rrënjët”
Alban Skënderaj zbulon arsyen pse u rikthye tek “Rrënjët”
0

Alban Skënderaj zbulon arsyen pse u rikthye tek “Rrënjët”

0
0

I ftuar në Top Albania Radio, në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, Alban Skënderaj foli për albumin e tij më të ri, “Rrënjët”, si dhe për emocionet e koncerteve madhështore që ka mbajtur jashtë Shqipërisë.

I pyetur se përse, në këtë fazë kaq të suksesshme të karrierës, vendosi të rikthehej tek “rrënjët”, këngëtari tregoi se ky projekt ishte diçka që i mungonte në diskografinë e tij.

“Po sepse më mungonte. Në albumet e mia nuk e kam një tingull, një melodi ku ne kthehemi tek rrënjët tona. Janë të fshehura në mënyrë shumë moderne, por ishte një gjë që më mungonte”, u shpreh Albani.

Ai shtoi se, ndryshe nga këngët pop me frymë perëndimore që publiku pret prej tij, ky album sjell një qasje tjetër artistike. Sipas tij, tekstet janë më të ngrohta, më të afërta dhe më ëndërrimtare, duke i lënë hapësirë edhe fantazisë së dëgjuesit.

“Ajo që është e rëndësishme, për herë të parë, dhe kush më njeh e di mirë që unë nuk jam asnjëherë i kënaqur me superlativa, tek ky projekt jam i lumtur dhe i kënaqur”, përfundoi këngëtari.