Home ShowBiz Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro
Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro
0

Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro

0
0

Miliarderi amerikan Jeff Bezos raportohet se po shqyrton mundësinë për të shitur megajahtin e tij luksoz “Koru”, një nga më të shtrenjtët në botë, me një vlerë të përafërt prej 460 milionë eurosh.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, arsyeja kryesore lidhet me përmasat gjigante të jahtit dhe vështirësitë në menaxhimin e tij. Burime pranë themeluesit të Amazon bëjnë të ditur se mirëmbajtja e tij është tepër e kushtueshme dhe komplekse.

“Koru” shoqërohet nga jahti ndihmës “Abeona”, me një vlerë rreth 69 milionë euro. Të dyja bashkë kanë një kosto mirëmbajtjeje që arrin në rreth 27.6 milionë euro në vit, duke e bërë këtë aset një ndër më të shtrenjtët për t’u mbajtur.

Përveç kostove, jahti është bërë edhe shumë i dallueshëm për Bezos, sidomos për shkak të detajeve unike si figura prej druri në pjesën ballore, që besohet të përfaqësojë partneren e tij, Lauren Sánchez, në formë sirene.

Dizajni i “Koru” është frymëzuar nga jahti “Eos” i miliarderit Barry Diller, por në përmasa shumë më të mëdha, çka ka sjellë edhe sfida logjistike. Sipas raportimeve, në vitin 2023 jahti nuk mund të ankorohej në Everglades, Florida, për shkak të dimensioneve të tij.

Megjithatë, “Koru” mbetet simbol i luksit ekstrem: ai përfshin një pishinë me fund xhami, tre xhakuzi, helikopter-port dhe një ekuipazh prej 36 personash, duke akomoduar deri në 18 mysafirë. Në bord kanë qenë të ftuar edhe figura të njohura si Oprah Winfrey, Kim Kardashian dhe Leonardo DiCaprio.

Burimi;https://pagesix.com/2026/05/04/celebrity-news/jeff-bezos-is-selling-his-500-million-superyacht-koru

Foto;https://www.instagram.com/jeffbezos/