Home ShowBiz Lëndimi i Sarës ndez debate në fermë, banorët hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit
Lëndimi i Sarës ndez debate në fermë, banorët hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit
0

Lëndimi i Sarës ndez debate në fermë, banorët hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit

0
0

Sfida e së hënës në “Ferma VIP”, e fituar nga Dj Bujaka, vazhdon të shkaktojë tensione dhe përplasje mes fermerëve. Pas incidentit ku Sara Karaj mbeti e lënduar në kokë gjatë lojës dhe përfundoi në spital, banorët kanë shpërthyer në debate dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë spektaklit, fermerëve iu dha mundësia të rishikonin pamjet e sfidës për të kuptuar më qartë se çfarë ndodhi. Ndërsa Dj Bujaka mohoi të ketë përdorur forcë, disa prej banorëve ngritën dyshime se Henri mund të ketë krijuar një “kurth” duke lidhur kubat në mënyrë që loja të vështirësohej.

“Mua mu duk e drejtë çfarë tha. Kjo situatë është pak e fryrë. Unë nuk ndikohem nga askush”, u shpreh Bujaka.

Nga ana tjetër, Henri sqaroi versionin e tij të ngjarjes duke thënë se gjithçka ishte aksidentale dhe jo e qëllimshme.

“Bujaka tentoi dy herë ta tërhiqte dhe nga nyja që bëra unë nuk mundi. Aty ndodhi forca e Bujakës. Nuk ka pasur tërheqje fizike me qëllim, çdo gjë ishte aksidentale”, deklaroi ai.

Më e prekur nga situata u shfaq Sara Karaj, e cila tregoi se kishte kaluar natën në spital për shkak të një hematome në kokë dhe u ndje e zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes së banorëve të tjerë.

“Unë ika në spital sepse kam një hematomë që ka nevojë për survejim. Dy gra zgërdhihen dhe një burrë që e ka shkaktuar këtë gjë nuk pyet si je pas një nate në spital. Më vjen keq që kemi shembuj të tillë”, tha Sara, duke iu referuar Kostanës, Zhakut dhe Bujakës.

Ndërkohë, Kostana mohoi që në sfidë të ishte ushtruar dhunë dhe tha se situata po manipulohej për vëmendje.

“Jam e gëzuar që askush nuk u lëndua rëndë dhe që u provua se nuk ishte dhunë. Manipulatorët dhe gënjeshtarët nuk mund t’i mbështes”, u shpreh ajo.

Edhe Zhaku preferoi të mos zgjaste debatin, duke e konsideruar çështjen të mbyllur.

“Për mua është temë e ezauruar”, tha ai shkurt.

Ndërsa Iliri dhe Visi mbajtën qëndrime më kritike ndaj mënyrës si u zhvillua sfida. “Është përdorur dhunë për të fituar sfidën”, deklaroi Iliri, ndërsa Visi shtoi: “Moralisht do ta kisha lënë të kalonte”.

Ngjarja ka ndezur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë në dy kampe mes atyre që mbështesin Sarën dhe atyre që e konsiderojnë incidentin thjesht aksidental.