Në postimin e publikuar në Instagram, artistja shfaqet fillimisht në një periudhë kur peshonte 96 kilogramë, ndërsa më pas tregon ndryshimin drastik në pamjen e saj aktuale pas humbjes së konsiderueshme në peshë.
“Njerëzit talleshin kur isha 96 kg. Tani më pyesin ‘si e bëre?’”, ka shkruar Xhesika krahas videos, duke përcjellë një mesazh të fortë për paragjykimet, vetëbesimin dhe forcën personale.
Postimi i saj është pritur me mijëra reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për përkushtimin dhe motivimin që po jep për shumë vajza dhe gra që përballen me pasiguri për trupin apo peshën.
Edhe pse këngëtarja nuk ka treguar detaje konkrete mbi mënyrën se si arriti këtë transformim, videoja është bërë virale në rrjet dhe po komentohet gjerësisht nga fansat.
Shumë komentues e kanë cilësuar Xhesikën si frymëzim, duke vlerësuar jo vetëm ndryshimin fizik, por edhe guximin për të folur hapur për përvojat e saj me bullizmin dhe paragjykimet.
Burimi;https://www.instagram.com/xhesikapoloo/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/xhesikapoloo/?hl=en