Home ShowBiz Selin kritikon Brikena Selmanin: Moderatorja duhet të jetë e përgatitur
Selin kritikon Brikena Selmanin: Moderatorja duhet të jetë e përgatitur
0

Selin kritikon Brikena Selmanin: Moderatorja duhet të jetë e përgatitur

0
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Selin, ka komentuar intervistën që Brikena Selmani zhvilloi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke shprehur pakënaqësi për pyetjet dhe mënyrën e moderimit.

E ftuar në “Pushime on Top”, Selin u ndal te pyetja që Brikena i drejtoi Gretës, nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdonin të flisnin për Selinin edhe pas përfundimit të reality show-t.

Sipas saj, pyetja ishte e panevojshme dhe nuk kishte lidhje me intervistën. Ajo tha se, megjithëse vetëvlerësimi është i rëndësishëm, askush nuk duhet të mendojë se gjithçka sillet rreth një personi.

“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, u shpreh Selin.

Ajo shtoi se do të kishte preferuar që Greta t’i përgjigjej ndryshe pyetjes së moderatores, duke e cilësuar situatën si të panevojshme.

“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje dhe më vjen keq që Greta nuk i dha përgjigjen që duhej”, deklaroi ajo.

Selin theksoi se Brikena kishte pasur mundësi t’ia drejtonte asaj pyetjet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në vend që të pyeste një person tjetër për të.

“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, tha ajo.

Në fund, Selin kritikoi edhe përgatitjen e moderatores, duke lënë të kuptohet se një intervistues duhet të informohet më mirë përpara se të trajtojë tema të tilla.

“Minimalja që duhet të bësh është të studiosh”, u shpreh ajo.