0
0
Noizy ka dhënë ndihmën vendimtare për të kontribuar në shpëtimin e jetës së një foshnjeje. Vajza e vogël kishte pasur disa komplikacione pas lindjes dhe nevojiteshin 26 mijë euro për të realizuar ndërhyrjen në Itali. Reperi ka dhuruar një fond prej gati 15 mijë eurosh. Nuk është hera e parë që Noizy kontribuon në kauza bamirësie. Këtë e bën gjithmonë në heshtje, pavarësisht se në një vend të vogël gjithçka merret vesh lehtë.