Home ShowBiz Ylli i kinematografisë në takim me yjet e futbollit
Ylli i kinematografisë në takim me yjet e futbollit
0

Ylli i kinematografisë në takim me yjet e futbollit

0
0

Julia Roberts është përzgjedhur më e bukura në botë pak ditë më parë. Ajo vazhdon të jetë një ikonë e bukurisë edhe në moshën 49 vjeçare, duke vërtetuar më së miri idenë se bukuria nuk ka moshë.
Ajo ka takuar Messi-n dhe Ronaldo-n pas “El Clasico”, në Madrid, ditën e dielë. Nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin për këtë takim. Për yllin e kinematografisë dhe yjet e futbollit ka qenë një takim interesant, fotot e të cilit janë shpërndarë në rrjete sociale.
Ronaldo e ka postuar vetë foton me aktoren dhe ka shkruar: “Është gjithmonë kënaqësi të takosh njerëz të këndshëm! Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde.”
Foto me Messi-n është shpërndarë nga profili zyrtar i “Barcelona”.

Me Ronaldo-n:

https://www.instagram.com/p/BTTquGxF6PX/?taken-by=cristiano&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BTTquGxF6PX/?taken-by=cristiano&hl=en

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-4442970/Julia-Roberts-meets-Ronaldo-Messi-El-Clasico.html

Burimi i fotos në krye: https://www.instagram.com/p/BTR70X7FCt0/?taken-by=fcbarcelona