Data 24 Maj një ditë feste e mrekullueshme mes një rrethi të ngushtë kolegësh artistësh dhe drejtuesish nga bota e medias Shqiptare. Ishte një feste intime e organizuar në ambientet e reja në një nga zonat më luksoze të Tiranës, pranë “Ambasador 3”.
Ata shijuan banketin e detajuar, koktejlet nën arredimin e Class by Alketa Vejsiu dhe mbi të gjitha bisedat e këndshme me njëri-tjetrin duke celebruar një punë të gjatë disa vjetore.
Kompania “Acromax Media” i ka dhuruar “Faber Digital Shpk” partnerit strategjik për “Acromax Media” dhe “ArkivaShqip” për Shqipërinë dhe Kosovën, simbolin e Golden Play Button që lëshoi YouTube për markën tregtare “ArkivaShqip” për ta mbajtur sa më afër artistëve në Tiranë.
Disa nga pamjet e zyrave të reja, dekorit dhe atmosferës mbresëlënse, janë paraqitur në fotot më poshtë.
Burimi i fotove: © Class photography Orsola Mema