Home ShowBiz Përse nuk publikon Soni Malaj foto të vajzës?
Përse nuk publikon Soni Malaj foto të vajzës?
0

Përse nuk publikon Soni Malaj foto të vajzës?

0
0

Soni Malaj ka një vajzë të vogël, imazhin e së cilën nuk e publikon, kjo sepse ajo respekton dëshirën e të atit të vajzës. Me një qytetari të adhurueshme këngëtarja ka treguar se fama e saj nuk ka përse të bjerë mbi vajzën dhe ndaj zbaton sugjerimin e babait të Annës. Madje ajo rrëfeu edhe mbi divorcin dhe mënyrën sesi ia kishte treguar të bijës, e cila e kishte kuptuar vetë më parë dhe ia kishte bërë të thjeshtë, duke i thënë së ëmës: “Ju nuk jetoni bashkë. Unë e di që ju jeni të ndarë”.

Soni ka gjetur dashurinë me Klevin, një djalë vërtetë simpatik, me të cilin është thuajse gjatë gjithë kohës pranë. Në karrierë po shkojnë gjërat shumë mirë gjithashtu dhe ka lajmëruar ekskluzivisht për “Rudinën” se së shpejti do të ketë një recital, i cili me siguri do ta mbushë sallën plot. Artistja ka një repertor gjigand.

https://www.youtube.com/watch?v=um-I42OTyrY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=um-I42OTyrY