Home ShowBiz Rikthehet Elsa e ‘Pallatit 176’ – Rrëfehet për familjen
Rikthehet Elsa e ‘Pallatit 176’ – Rrëfehet për familjen
0

Rikthehet Elsa e ‘Pallatit 176’ – Rrëfehet për familjen

0
0

Eva Alikaj është një nga aktoret më të mira e më të dashura të asaj kohe dhe të kësaj kohe, edhe pse thuajse është shkëputur nga filmat dhe teatri. Ajo ka rrëfyer për “Pasdite në Top Channel” se për hir të djalit u detyrua të largohej nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj. Aktorja sakrifikoi vetëm për të. Ai kishte aftësi shumë të mira muzikore, në muzikën klasike dhe Viena ishte vendi i duhur.
Xhino sot është 25 vjeç dhe po shkel në skena me famë botërore, kështu që Eva thotë se sakrifica ia vlejti. Ata nuk jetojnë më bashkë dhe ndaj aktorja nuk e bën më rolin e mamit të rreptë me djalin.
Ajo ka luajtur si protagoniste në një pjesë të mirë të filmave shqiptarë të asaj kohe dhe në teatër. Një prej roleve më të famshëm është ai i Elsës në “Pallati 176”.

Intervista:

https://www.youtube.com/watch?v=ec9wxasnw_Y

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ec9wxasnw_Y

https://www.youtube.com/watch?v=lRMNSxZeXhw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lRMNSxZeXhw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZEqC4mnp6V/?taken-by=jonida.shehu