Zgjidhen dilemat mbi largimin e Marinës nga “Procesi Sportiv”. Vetë moderatorja ka dhënë një intervistë të shkurtër në oborrin e televizionit Klan për “Jo vetëm Modë”. Ajo ka treguar se largimi është bërë vetëm për arsye profesionale. S`ka pasur asgjë personale. Marina ka pranuar se në lëvizjen e saj ka pasur ndikim edhe Geti. Kjo është diçka krejt normale në një çift. Ndryshimet, qoftë edhe ato profesionalet diskutohen në familje.
Më pas nuk ka dashur të flasë më shumë rreth emisionit, por ka zbuluar që do të jetë një program muzikor me përmasa të mëdha. Menjëherë na shkon mendja në ndonjë kompeticion, pasi ato janë të përmasave të mëdha.
Ndërkohë që thashethemet thonë se bëhet fjalë për “C`est la vie”, një program që rivjen pas 10 vitesh.
Link: https://youtu.be/BHGLKelyUVU?t=20m20s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BT1e_7ElpdV/?taken-by=marina_vjollca