Deklarata e Imamit Elvis Naçi nuk është pritur mirë nga këngëtarja Barbana Dini. Imami ka folur për tradhtinë bashkëshortore dhe për këtë ka bërë shkaktare gruan e shtëpisë. Ai thoshte se shkatërrimi i familjes vjen nga mospërkujdesja e gruas për veten. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer Barbanës e cila ka reaguar përmes një statusi, që më pas është fshirë. Ajo i shkroi se gruaja nuk është skllave dhe se martesa ndërtohet mbi dashurinë reciproke. Barbana e quajti Imamin “avokat të meshkujve që tradhtojnë”. Deklarata e tij ishte e gjatë e po aq i gjatë ishte edhe reagimi i këngëtares.
https://www.facebook.com/GazetaPaloma2003/videos/1658966420801812/Link: https://www.facebook.com/GazetaPaloma2003/videos/1658966420801812/
Statusi i Barbanës:
“Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojnë! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat në fajtorë. Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet t’i “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretëtirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk ekziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçkë gabi. Meqenëse, me sa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd në rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram, do dëshiroja që dhe interpretimet e tua t’i përshtateshin nivelit të kohës.”, shkruan Barbana në postimin e saj.
Burimi i fotos së Elvis Naçit: https://www.instagram.com/p/BZTMtOVn5qt/?taken-by=elvisnaci