Prej disa vitesh tashmë, ish-modelja e Playboy Pamela Anderson, është aktiviste për të drejtat e mbrojtjes së kafshëve.
Kështu, ajo i ka dërguar Kim një peliçe me gëzof artificial, si një simbol miqësie dhe aspak dashakeqës. Por, lëtra bashkangjitur pakos kishte jo pak për të komentuar: “Të uroj pushime të këndshme nga Franca! Në këtë atmosferë festash, të lutem pranoje këtë peliçe të bërë enkas për ty, nga partnerët e mi në Only Me Eco Fur ne Rusi. Teksa po presim rezultate të reja nga Viti i Ri, a nuk do të ishte më mirë të filloje që tani dhe të ndaloje së veshuri peliçe origjinale?
….Kim, jam e sigurt që fansat e tu do të të admirojnë më shumë ty dhe firmën tënde nëse do të ndalosh së përdoruri këto peliçe. Shpresoj që ti dhe familja jote të kaloni pushime sa më të këndshme. Urime të përzemërta, Pamela Anderson”.
Burimi i lajmit dhe fotove: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/4481027/pamela-anderson-implores-kim-kardashian-to-stop-wearing-fur-in-open-letter-after-they-met-at-new-york-fashion-week/