Home Sport I çuditshëm pohimi i Messit. Djali im një bir k…
I çuditshëm pohimi i Messit. Djali im një bir k…
0

I çuditshëm pohimi i Messit. Djali im një bir k…

0
0

Lionel Mesi flet rrallëherë për jetën e tij private në intervistat që jep, pasi ato janë të fokusuara kryesisht te arritjet e tij sportive me Barcelonën apo me Argjentinën. Por në intervistën e dhënë dje për “TyC Sports”, talenti i futbollit botëror ka treguar edhe si është jeta e një futbollisti-baba dhe si i përshkruan dy djemtë e tij.

“Tiagos i pëlqejnë makinat, motorët, i pëlqen futbolli, por vetëm kaq… luan pak dhe pastaj ndalet. Mateo është i tmerrshëm, një personazh i veçantë. Janë shumë të ndryshëm njëri me tjetrin.

Tiago është një fenomen, shumë i mirë, ndërsa tjetri është komplet e kundërta, një bir k… Por është e bukur kur i sheh që janë kaq ndryshe njëri nga tjetri”, tha duke qeshur futbollisti argjentinas i Barcelonës në këtë intervistë të tij.

https://www.instagram.com/p/Bbhy6F5HKfc/?taken-by=leomessi

Link: https://www.instagram.com/p/Bbhy6F5HKfc/?taken-by=leomessi

Burimi i lajmit: http://www.goal.com/en-au/news/messi-backs-son-thiago-as-a-phenomenon-but-admits-mateo-is/nh35o8wnrutu11wv8nvlo6sig