Home ShowBiz Modelja shqiptare pranon se pozon nudo për…
Modelja shqiptare pranon se pozon nudo për…
0

Modelja shqiptare pranon se pozon nudo për…

0
0

 

E ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …” në emisionin Ditë e Re, Margaret Shllaku është shprehur se nëse do ti vinte një ofertë me një shumë të majme për të pozuar nudo do ta pranonte. Ajo tha se të jesh në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse.

Bukuroshja është një nga modelet më të mira. Ajo është shpallur ”Fotomodelja më e mirë në botë”, në një konkurs ndërkombëtar në Paris.

“Nudo është fjalë që njerëzit e keqkuptojnë. Njerëzit mendojnë se është diçka vulgare, por fotot nudo kanë atë suksesin e vet dhe normalisht paraqiten për diçka, ka një arsye që realizohen dhe jo vetëm për të joshur apo për të bërë bujë. Kështu që pse jo, nuk jam kundra. Nuk i kam këto komplekse. Në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse”.

Margaret është shprehur se i pëlejnë disa modele shqiptare si Emina Cunmulaj, por që nuk i pëlqen të kopjojë apo të dikë por është vetvetja.

“Të kopjoj dikë? Jo nuk më pëlqen të kopjoj. Jam vetvetja gjithmonë. Nga shqiptaret më pëlqen Emina Cunmulaj, është modele e kompletuar. Ajo për mua është perfeksoin më vete, por jo se kam kopjuar atë apo dikë tjetër”. Zemrën e fotomodeles nuk e ”rrëmbyer” akoma asnjë njeri. “Nuk ma ka bërë zemra bam por shpresoj të ma bëjë”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ddjeB9RccgI