Home ShowBiz Befason Xhensila Pere: Për 1 miliard, do luaja në një film porno
Befason Xhensila Pere: Për 1 miliard, do luaja në një film porno
0

Befason Xhensila Pere: Për 1 miliard, do luaja në një film porno

0
0

Xhensila Pere di se si të marrë vëmendje e nuk vihet në dyshim që ajo merriton të gjithë vëmendjen që ka. Përshtypja që lë si personazh, është ajo e një vajze të shkathët që nuk trembet nëse shkel nga pak normat dhe rregullat e lojës, në emër të spektaklit.

Bukuroshja, teksa ishte e ftuar pasditen e sotme në Pop Culture, ndau me publikun emocionet e fitores në ‘Dance With Me’, ndërsa u ngacmua me pyetje nga moderatorët e emisionit mbi një deklaratë që ajo kishte bërë në lidhje me faktin se do të pranonte të ishte pjesë e një filmi pornografik. “Nëse do ishte nga një regjisor tamam dhe një projekt i mirë, po do e bëja”, -tha Xhensila.

Pyetjes se për çfarë shifre do të pranonte të luante filmin me pullë të kuqe, Xhensila kërkonte një shumë marramendëse. “Për 1 miliard? Po them Po që tani”, deklaroi duke qeshur Xhensila.

Link: https://youtu.be/SObs-1Mq_L0?t=764

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel