Home ShowBiz “Po i mburre VIP-at nuk të shkruajnë, kur i kritikon…” Të gjithë “rrinë urtë” kur flet Olti Curri
“Po i mburre VIP-at nuk të shkruajnë, kur i kritikon…” Të gjithë “rrinë urtë” kur flet Olti Curri
0

“Po i mburre VIP-at nuk të shkruajnë, kur i kritikon…” Të gjithë “rrinë urtë” kur flet Olti Curri

0
0

Një ndër blogerët më të sukseshëm në qarkullim dhe njëherazi më i “rrezikshmi” për VIP-at, fal thumbave që ai i bën pa doreza ka qenë i ftuar në emisionin “Boom” në Ora News. Olti Curri është shprehur rreth problemeve që ka patur duke shkruar për vipat shqiptar.

“Të bën përshtypje një gjë. Personazhet e njohura nuk të marrin asnjëherë për të falenderuar që ti i promovon, nëse tenton ti ngacmosh pak fare të marrin në telefon. Dhe e di çfarë thonë të gjithë: Unë vetë nuk të lexoj, nuk e hap fare faqen tënde por më thanë këto të shtëpisë. Kam pasur personazhe që më kanë çuar deri në gjyq megjithatë gjërat janë zgjidhur. Janë tërhequr personat që e kanë nisur me inat këtë punë, e kanë kuptuar që është budallallëk i madh. Unë kam pasur probleme të llojit: Pse shkruajte këtë për mua. Nuk është se jam kapur për flokësh siç ka ndodhur me persona që nuk dua tu përmend emrin.Kam pasur gjëra të lehta.Prandaj i mbaj flokët e shkurta,”-përfundon Olti.

Link: https://youtu.be/h_AIQfyNWaI?t=439

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News