Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ishin të ftuar trupa e aktorëve shqiptarë dhe serbë që do të marrin pjesë në shfaqjen “Gishti” në Teatrin Kombëtar.
Mirëpo, në studio erdhën vetëm 2 aktoret shqiptare. Aktoret serbe nuk erdhën , pasi njëra prej tyre e quajtur Ada ishte rrëzuar në teatër dhe ndodheshe në spital.
Në një bisede telefonike direkt në studio Çani e pyet drejtorin e teatrit Kiço London se nëse ishte e vërtetë që Ada ishte rrëzuar dhe kishte thyer dhëmbët.
“Është në spital është rrëzuar dhe ka thuer nofullën, dhëmbët, ka vrarë këmbën”, tha Londo, i cili shtoi se kishte qenë për ta vizituar aktoren në spital.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=hZQL7zNurUs
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/photos/a.10150102113319196.314971.49333874195/10154732572259196/?type=1&theater