Home ShowBiz “Burrin e njoha duke punuar kubiste në diskotekë” Çudit rrëfimi i Ornela Vorpsit
“Burrin e njoha duke punuar kubiste në diskotekë” Çudit rrëfimi i Ornela Vorpsit
0

“Burrin e njoha duke punuar kubiste në diskotekë” Çudit rrëfimi i Ornela Vorpsit

0
0

Këtë herë shkrimtarja Ornela Vorpsi ka treguar takimin e parë me bashkëshortin e saj.

Ajo ka treguar në Opinion se është njohur me bashkëshortin e saj italian kur ishte 25-vjeçe teksa kërcente mbi  kub në një diskotekë të Milanos.

Shkrimtarja ka treguar se për të siguruar të ardhura që të ndiqte akademinë, mikesha e saj Beatrice i sugjeroi të regjistrohej në një agjenci modelesh, por duke qenë se ky angazhim nuk rezultoi efikas, ajo pranoi sugjerimin për të punuar në një diskotekë.

Pikërisht aty njohu djalin, silueta e të cilit sikurse shprehet e magjepsi.

Rrëfimi:

Tim shoq e kam takuar aty, ai më ka parë mbi një kub. Unë që snoboja njerëzit e diskotekës, sepse isha në ujëra të tjera të aritit dhe letërsisë. Ishte një diskoteke shumë e famshme që quhej Vanita. Ishte një bar ku mblidheshin njerëzit dhe pinin dicka. Unë shkova në bar dhe pashë dy djem. Silueta e burrit tim më tërhoqi më magjepsi. Dhe nuk doja të shkoja në dhomë. Doja t’I flisja. Edhe donte të më fliste.

Më në fund erdhi dhe më tha: Je e lodhur?

I thashë: E lodhur jam.

Ah tha, nuk qenke italiane.

Jo i thashë, jam shqiptare.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BB-KDInwwjo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rDC3eiNcB8o