Monika Kryemadhi kryetarja aktuale e LSI-së, i ka kushtuar një dedikim tejet të ndjerë nënës së saj, pasi ajo ka ditëlindjen. Përmes një statusi në Instagram Kryemadhi teksa i thur fjalët më të ëmbla për nënën e saj, tregon se ajo është heroina e saj e heshtur.
“Sot ti ke ditelindjen!
Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.
Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.
Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.
Të dua shumë mami im!”
https://www.instagram.com/p/BiHXDlEDrUk/?taken-by=monika.kryemadhi
Link: https://www.instagram.com/p/BiHXDlEDrUk/?taken-by=monika.kryemadhi
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bgo7EzrjkuU/?taken-by=monika.kryemadhi