Lindita Theodhori ‘thumbon’ artistet e reja. “Të jenë një herë këngëtare, pastaj të bukura…”
E ftuar në studion e “Top Show Magazine” këngëtarja e njohur Lindita Theodhori u dha një këshillë të gjitha artisteve të reja.
“Para së gjithash, këtë e them me shumë modesti dhe dashamirësi, artistet e reja duhet të përpiqen që fillimisht të jenë këngëtare të mira, pastaj të bukura”, tha Lindita.
“Është shumë mirë kur është këngëtare e mirë dhe e bukur, por kur është vetëm e bukur dhe nuk është këngëtare…”, shtoi këngëtarja.
Lindita premtoi se sa të ketë jetë, do t’u këndojë djemve.
“I kam kënduar atëherë, do t’i këndoj tani dhe derisa të kem jetë djemve. Vajzat pa djemtë nuk kanë kuptim”, u shpreh Lindita.
Link: https://youtu.be/IikN_WqA0YQ?t=38
Link: https://www.youtube.com/watch?v=BvB059xcLsg&feature=youtu.be
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel