Home ShowBiz E akuzuan për photoshop, Marina Vjollca sqaron dhe mbyll gojët e liga
E akuzuan për photoshop, Marina Vjollca sqaron dhe mbyll gojët e liga
0

E akuzuan për photoshop, Marina Vjollca sqaron dhe mbyll gojët e liga

0
0

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur, Marina Vjollca, postoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën dukej e mahnitshme veshur me një jumpsuit jeshil që e tregonte shumë joshëse.

Megjithatë, shumë fansa e kritikuan moderatoren se kishte bërë photoshop dhe pa dashje, kishte hequr edhe gishtin e madh të dorës së majtë, të cilën e kishte ngritur lart.

Pas akuzave të shumta që iu bënë, duket se Marina ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë mbi këtë temë. Ajo i ka kthyer përgjigje një vajze që i ka komentuar se ç’ka ndodhur me gishtin e saj, duke mohuar se ka përdorur photoshop, por ka qenë thjesht këndi i fotos që ka krijuar atë iluzion. “Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni”, ka thënë Marina, duke sqaruar njëherë e mirë të gjithë këtë çështje që bëri bujë.

https://www.instagram.com/p/BkQrjS8HY6w/?taken-by=marina_vjollca

35839763_1817439925017615_5300758150352207872_n

Link: https://www.instagram.com/p/BkQrjS8HY6w/?taken-by=marina_vjollca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bim4SvelOOk/?taken-by=marina_vjollca