Për shkak të ndarjes së saj me miliarderin nga Teherani, Morena Taraku është përfolur shumë në faqet rozë të mediave.
Mirëpo përpos kësaj këngëtarja ka tërhequr vëmendje ditën e sotme me anë të një postimi që ka bërë në Instagram. Morena ka treguar më herët se e ka humbur nënën kur ishte vetëm 11 vjeçe dhe se ka një marrëdhënie të veçantë me të atin. Së fudmi ajo ka treguar se i mungon shumë nëna e saj. Fansat e kanë pyetur atë nëse i mungon nënë dhe këngëtarja nuk ka hezituar të kthejë përgjigje.
“Sigurisht! Çdo frymëmarrje e imja është e vështirë pa të. I them jo vetes sime, por realiteti është ndryshe”, është shprehur Morena mjaft e prekur.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk-K5lolWOJ/?taken-by=morenataraku