Home ShowBiz “Gjysma e shpirti tim”, një duet i Gëzim dhe Egzona Salaj që të drithëron shpirtin
“Gjysma e shpirti tim”, një duet i Gëzim dhe Egzona Salaj që të drithëron shpirtin
0

“Gjysma e shpirti tim”, një duet i Gëzim dhe Egzona Salaj që të drithëron shpirtin

0
0

 

Një këngë melankolike që të drithëron zemrën dhe shpirtin. Në njërën anë paraqitet ndjenja e një babai kur marton të bijën e tij, dhe në anën tjetër prezantohet e bija e cila e mërzitur duhet të lë pragun e shtëpisë.

“Nuse më të bukur s’ka, e ka qëndisur nana, vajza jeme gjysma e shpirtit po shëndërrit si hana”, janë fjalët që këndon i madhi Gëzim Salaj drejtuar bijës së tij. Ndërsa nga ana tjetër, e veshur dhe e rregulluar aq mirë, Egzona i drejtohet me fjalët “Baba jem i mirë, e di e ke të vështirë, më beso dhe vetë nuk e kam të lehtë”.

Duke vazhduar me pas “Me tupana e me kal të bardhë, Me’m marr krushqit sot paskan ardhë, Të gjithë më uroni rrugë të mbarë, malli ka me m’marr”, janë fjalët që përshkruajnë gëzimin por në të njëjtën kohë mërzinë e një nuseje kur lë shtëpinë e babës.

Këngë dasmore që në të njëjtën kohë përcjell tek publiku gëzim, mërzi dhe dhimbje.

Për më shumë dëgjojeni atë përmes platformës më të madhe shqiptare ArkivaShqip.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=6_ksMBIbiS4