Fill pas sjelljes në jetë të vajzës së dytë, modelja Emina Cunmulaj është rikthyer në top formë për të kaluar disa ditë pushimesh në bregdet. Shqiptarja e famshme në pasarelat botërore ka postuar një foto në rrjetet sociale ku bie në sy trupi i saj perfekt, teksa ka veshur një palë bikini të vogla.
Njërit prej ndjekësve i ka tërhequr pikërisht vëmendjen ky detaj dhe i ka kërkuar modeles t’i heqë fare. “Përse nuk i hoqe edhe ato pak brekë krejt, bile t’i shohim të gjitha.,”- komenton ai.
Mirëpo Cunmulaj i ka kthyer një përgjigje vërtet epike, duke shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit: “Edhe unë, sikur ti me kokën tënde, gjys me flokë e gjys lakuriq”.
https://www.instagram.com/p/BmTIRDIBqX_/?taken-by=eminacunmulaj
Link: https://www.instagram.com/p/BmTIRDIBqX_/?taken-by=eminacunmulaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmEIjwdhm80/?taken-by=eminacunmulaj