Jona Spahiu, është në ditët e fundit të shtatzanisë së saj dhe shumë shpejt do të sjelli në jetë fëmijën e parë për të dhe bashkëshortin e saj Frenkli Ymeri.
Çifti i njohur e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin shtator dhe u përpoqën që dasmën ta mbanin shumë të fshehtë, duke publikuar shumë pak foto nga ceremonia martesore.
Por duket se moderatorja e njohur, është bërë melankolike për ditën më të lumtur të saj dhe ka vendosur që të shpërndarjë disa foto shumë të rralla të dasmës për fansat.
Në këto foto, janë shkëputur disa nga momentet më speciale dhe të bukura të ceremonisë, që nga puthja në çift, vallëzimet, kërcimi, etj. “Nuk ka nevojë për ditë speciale për të kujtuar emocione speciale. E bekuara!”, ka shkruar Jona në lidhje me fotot.
Link: https://www.instagram.com/jonaspahiuu/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnY7kiEh0PB/?taken-by=jonaspahiuu