0
0
Edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre brenda Big Brother diskutimet për raportin e dyshes Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi tashmë i ngjajnë një telenovele me shumë episode.
Të dashuruar akoma apo e kanë harruar njëri-tjetrin? Kjo është pyetja më e lakuar për ta, të cilës i ka dhënë një përgjigje definitive Xheni. Në rubrikën “Pyetje-përgjigje”që ka organizuar në Instastory, një komentues e ka pyetur nëse e do më Benardin.
“S’njoh njeri me këtë emër”, shkruan Xheni duke u përgjigjur ftohtë.
Link: https://www.instagram.com/jennymhillaj_95/
Foto: ©Tv Klan
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmLWbJFlnI7/?taken-by=jennymhillaj_95