Home ShowBiz “Më bën të qesh e të qaj”, si rrallë herë Sokol Balla të bijën
“Më bën të qesh e të qaj”, si rrallë herë Sokol Balla të bijën
0

“Më bën të qesh e të qaj”, si rrallë herë Sokol Balla të bijën

0
0

Gazetari i njohur Sokol Balla është treguar gjithnjë i rezervuar sa i përket jetës private. Po aq hermetik në publik është edhe kur bëhet fjalë për dy fëmijët e tij. Por ditën e sotme, e ka bërë një përjashtim pasi vogëlushja e tij Belen feston ditëlindjen. Në profilin e tij në “Instagram”, gazetari ka publikuar tre imazhe të ëmbla së bashku me vajzën, duke rrëfyer periudha të ndryshme të jetës.

Sokol Balla shfaqet duke mbajtur në krahë vogëlushen në javët e para pasi kishte ardhur në jetë, ndërsa tregon se sot është rritur dhe i mban kapur duart e saj. Gazetari shqiptar ka zgjedhur disa nga vargjet e këngës së “You are my Sunshine” të këngëtarit Johnny Cash, për të uruar të bijën, duke i përshtatur në këtë ditë të veçantë.

“Ti je rrezja e diellit, e vetmja rreze dielli për mua. Më bën të lumtur, më bën të qesh, më bën krenar, më bën të qaj. Jam babai yt dhe të dua deri në pafundësi, një milion herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”, shkruan Sokoli për ditëlindjen e të bijës.

46637201_493985111110064_3715221071600669261_n(1) 46905341_130280211222010_7095616701181370232_n 47316775_1022657327905724_5545315020564907943_n

Link: https://www.instagram.com/p/BrmmlCnHyVF/

https://www.instagram.com/p/BrmmlCnHyVF/

Link: https://www.instagram.com/p/BrmmlCnHyVF/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkQU2w_nULX/