Rrëmbeni kokoshkat, është koha për një teatër në shtëpinë tuaj. Pse të shpenzoni një natë për të parë një film, po për ato netë kur ju dëshironi të qëndroni në shtëpi dhe të shikoni një film. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime sesi mund të krijoni një dhomë perfekte si në teatër.
Zgjidhni dhomën e duhur
Keni një dhomë në shtëpinë tuaj në të cilën nuk bie shumë dritë? Kështu që kjo është dhoma perfekte për ta shndërruar në një teatër. Kur të zgjidhni dhomën për ta kthyer në teatër duhet të siguroheni që të zgjidhni atë që ka qilima.
Zgjidhni të vendosni projektor ose televizor hd
Shumica e njerëzve kanë tashmë një televizor hd. Shumica e modeleve të reja të televizorëve janë të hollë dhe me një ekran të madh. Nëse nuk keni një televizor të ngjashëm si ky për dhomën teatër mund të vendosni edhe një projektor. Gjithashtu vendosni në një pozicion të përshtatshëm në largësinë normale me sytë.
Pajiseni teatrin tuaj në mënyrë të përshtatshme
Rehatia është arsyeja e parë që shumica e njerëzve vendosin të krijojnë një dhomë teatri në shtëpinë e tyre. Ju mund ta pajisni këtë dhomë me kolltukë si në teatër nëse dëshironi që ajo të duket fiks ashtu.
Zgjidhni folës të përshtatshëm
Folësit kanë një efekt të madh në eksperiencën e teatrit. Folësit janë të pranishëm në të gjithë format. Vendosni pak muzikë kur folësi është duke folur.
Mos harroni dekorin
Gjëja më e rëndësishme është dekori. Ku mund të përfshini si dekor: qilimat, arte të ndryshme të vendosura në mur etj. Ju gjithashtu mund të vendosni tapetë të kuqë ose perde të kuqe në mënyrë që ta përshtatni me një teatër të vërtetë.
Shumë shpejt ju do të keni gjithçka ju duhet për dhomën tuaj si teatër, shumë shpejt ju thjesht duhet të uleni dhe të relaksoheni e ta shijoni gjithçka.
Burimi: http://www.lifehack.org/375305/how-create-the-perfect-home-theater
Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/black-flat-screen-tv-on-white-wooden-tv-rack-in-living-room-88737/