Solisti i grupit “Nrg Band” Besnik Qaka, na ka shoqëruar me materiale muzikore të ndryshme ndër vite, të cilat janë kthyer gjithmonë në hite.
I ftuar në emisionin ‘E diell’ në Top Channel, veç angazhimeve profesionale, këngëtari rrëfeu edhe disa detaje nga jeta private.
I ngacmuar nga moderatorët e emisionit, Besniku u detyrua të tregonte se cilën gjellë do të zgjidhte të hante: gjellën e vjehrrës apo të nënës dhe këngëtari nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë.
“Mamanë e kam pak më të vjetër, vjehrrën e kam pak më të re, kështu që të them të drejtën vjehrra i bën disa specialitete më moderne që më pëlqejnë, por mamaja ime është pak më e vjetër dhe i bën disa specialitete më tradicionale”, u shpreh ai.
Këngëtari nuk dha një përgjigje të ndarë, por u tregua diplomat ashtu siç e quajti dhe Edi Manushi.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu05jcPANlF/