“Bej çfarë të duash, shëmtira, shëmtirë mbetet!” Roza Lati i përgjigjet ndjekëses që e ofendoi
Janë të zakonshme rastet kur personazhet publike përballen shpesh me kritika nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Një situatë të tillë ka hasur së fundmi moderatorja Roza Lati, e cila jo rrallë herë shfaqet provokuese me foto dhe videot në Instagram.
Së fundmi moderatorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video ku ka marrë një koment jo fort të këndshëm nga një ndjekës.
“Bëj çfarë të duash! Shëmtira shëmtirë mbetet, dhe kur hap gojën më keq akoma. Flet anglisht kur nuk di shqipen, që flet gjithë gabime. “Ftyrën”, e jo moj kafshe, Fytyrën. Punon dhe në Tv. Ku ke studiuar? Vë bast në shkollën e këtyre viteve, në shkollën e gomerëve. O Zot kush ka mbetur në Shqipëri!”, i shkruan ndjekësja, të cilës Roza i është kthyer keq.
“Më qafsh, më lej koment në çdo foto. Rri gjithë natën më ruaj çfarë postoj. Dmth kështu siç po bën. Jepi. Vëmendja jote është benefiti im. Faleminderit për vëmendjen. Shko futi pak dashuri dhe lumturi vetes ndërkohë, se qenke duke u tharë, aq sa po i shihke dhe gratë si burra. Ti më njeh ku.rvë, unë s’të njoh ty. Shnet!”, i është përgjigjur moderatorja.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvcYtuKJTmC/