Producenti i njohur dhe kompozitori i talentuar Ervin Gonxhi, i cili numëron një sërë hitesh në tregun muzikor shqiptar do të vijë së fundmi me një super bashkëpunim.
Në një prononcim për ArkivaShqip, Ervin Gonxhi bën të ditur se do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren BabyG.
Instrumentisti Ervin Gonxhi ka paralajmëruar se produksioni i ri muzikor do të vijë ndryshe. Po ashtu me artistët do të bashkëpunojnë edhe reperi më i ri pjesë e labelit Vin Smoker.
Bëhet e ditur se Ervin Gonxhi, Baby G dhe reperi Lim Hoti do të kenë projekte të mëdha muzikore.
Eran Pro Studio premton se në të ardhmen do të ketë gjëra të bukura për publikun.
Ndërkohë kujtojmë se Ervin Gonxhi do të sjellë dhe produksionet e vete, ku së shpejti pritet që të publikojë klipin e tij të ri.